Nga sot rinisin fluturimet direkt nga Izraeli në Shqipëri, hapet sezoni turistik mes dy vendeve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Maj 2021, 15:50
Nga data e sotme në, 13 maj 2021 do të rifillojnë fluturimet e drejtpërdrejta të pasagjerëve nga Tel Aviv në Tiranë.
Lajmin e bëri të ditur Ambasada e Shqipërisë në Izrael dhe fluturimet do të kryhen nga kompania Ajrore e Izraelit nga sot në orën 17:30 pasdite.
Fluturimet do të kryejnë tre herë në javë nga 13 maj deri në tetor, duke hapur kështu sezonin turistik midis vendeve tona.
“Fluturimet nga Aeroporti Ndërkombëtar Ben Gurion jashtë Tel Aviv, në Aeroportin Ndërkombëtar Nënë Tereza pranë kryeqytetit Tiranë do të zgjasin rreth dy orë e gjysmë dhe do të kryejnë tre herë në javë nga 13 maj deri në tetor, duke hapur kështu sezonin turistik midis vendeve tona. Duke uruar për të gjithë pasagjerët një udhëtim të sigurt në Tiranë!”


