Kush do t'i zhvendosë shtyllat? Banorët e Lezhës të shqetësuar, janë në mes të rrugës

Rruga e re që lidh zonën e Lalmit të Ri me qytetin e Lezhës, është duke u rikualifikuar, por autoritetet nuk kanë gjetur asnjë zgjidhje për këto shtyllat

Të vendosura në mes të rrugës, situata bëhet skandaloze pasi projekti është drejt fundit por zhvendosja e tyre nuk dihet nëse do të bëhet.

Qytetarët shprehen të shqetësuar për këtë situate, pasi sipas tyre është e rrezikshme për jetën e njerëzve.

"Shtyllat në rrugë janë shumë keq. Kjo është burim aksidenti për makina, për njerëzit dhe për çdo gjë," thotë një banor.

"Të gjitha duhet të lëvizin nga vendi, duhet të shkojnë në vend të vet. Po u bë rruga drejt..." thotë banori tjetër.

Ata kërkojnë zgjidhje të kësaj situate për të parandaluar aksidentet fatale.

"Na kërkojmë që të hiqen shtyllat, " thotë banori.

Kush do t'i zhvendosë shtyllat? Banorët e Lezhës të

"Shtyllat nuk kanë të drejt për ti lënë dhe janë detyrimisht burim aksidenti," thotë një banor tjetër.

Burime nga Bashkia Lezhë bëjnë me dije se zhvendosja e linjave elektrike është përgjegjësi e OSHEE dhe se është ngritur një grup pune për t'i dhënë zgjidhje problematikes por një gjë e tillë nuk dihet kur do të ndodhë.