Myslimanët e Italisë festojnë fundin e muajit të shenjtë të Ramazanit, mbi 200 mijë janë shqiptarë
Besimtarët myslimanë në Itali festojnë fundin e muajit të Ramazanit me faljen e Bajramit duke repsektuar rregullat e distancimit social e të normativës anti-Covid të qeverisë italiane. Mbi 200 mijë prej tyre janë emigrantë shqiptarë të besimit islamik.
Në qëndrat e kulturës islame e në vendet e kultit të këtij besimi, të ngritura në çdo qytet italian, komuniteti mysliman në Itali ka mbajtur lutjen e kësaj dite të shenjtë.
Presidenti i Repulbikës, Sergio Mattarella, me një mesazh publik i ka uruar besimtarëve myslimanë "shpresën e rinovimit të dialogut ndërkofeksional, ndërgjegjësues e promovues të respektit reciprok mes kulturave që duhet të frymëzojnë aktivitetin e institucioenve politike, fetare dhe të komunitetit, duke kontribuar në principet e lirisë fetare, në një të ardhme të paqtë e progresive si dhe në një bashkëjetësë paqësore."

"Vetëm duke edukuar njohurinë reciproke, parandalojmë intolerancën e çdo formë dhune bazuar në përkatësinë etnike, e fetare" , u shpreh Kreu i Shtetit italian.
Mesazhe urimi kanë ardhur dhe nga përfaqësues institucional të qeverisjes lokale italiane.
Leoluca Orlando, kryetari i Bashksië së Palermos, një nga qytetet me një histori të lashtë multietnike, mori pjesë në faljen e Bajramit duke i uruar besimtarët myslimanë të qytetit të tij, "vëllazëri e reflektim në këtë moment të vështirë për botën siç janë vdekjet e emigrantëve në Mesdhe, bombat e gjaku i derdhur në Palestinë".

Shembuj bashkëjetetese të paqtë e integruese vijnë dhe nga qyteti i Breshës ku në këtë ditë festive për besimtarët myslimanë, qëndra islamike e këtij qyteti është vizituar nga Drejtori i dialogut ndërfetarë të Dioqezës, At Roberto Ferranti.
Po ashtu dhe Peshkopi i Milanos në mesazhin e urimit të besimtarëve myslimanë, shkruan "në Milanon e dërrmuar nga pandemia, të gjejmë emenrgjinë shpirtërore për një rrugëtim të përbashkët."

Në Xhaminë e Romës, një nga më të mëdhat në Europë, lutja e mbylljes së muajit të shenjtë u mbajt në ora 10 të paradites, duke ftuar besimtarët që personat e moshuar mbi 70 vjeç, fëmijët nën 12 vjeç e ata që vuajnë nga sëmundje kronike të evitojnë pjesëmarrjen për të mbrojtur vetëveten e të tjerët.

Sipas të dhënave më të fundit zyrtare të Institutit të Studimeve Multietnike, në Itali jetojnë 1 milionë e 579 mijë besimtarë myslimanë që përbëjnë 29,2 % të numrit të përgjithshëm të komuniteteve të huaja në Itali.
Emigrantët myslimanë shqiptarë llogariten të jenë rreth 205 300, e janë ndër më të shumtit në komunitetin e të huajve rezidentë në Itali, pas atyre marokenë që janë 449 900.
Në këto statistika nuk janë përfshirë emigrantët e parregullt e që nuk janë regjistruar në zyrat e gjendjes civile italiane.




