Nga Shkodra, Durrësi deri në Vlorë festohet Fiter Bajrami: Ta mbrojmë fenë, paqe dhe dashuri

Besimtarët Myslimanë u rikthyen në Sheshet dhe Xhamitë e qyteteve për faljen e Fiter Bajramit pasi një vit më parë për shkak të pandemisë ky ritual nuk u krye për shkak të kufizimeve të pandemisë për shmangien e grumbullimeve.

Gjatë faljes në Shkodër Myftiu Muhamed Sytari duke përcjellë lutjet e tij për paqe dhe dashuri, tha se feja duhet të mbrohet.

"Në këtë ditë Bajrami, që është ditë gëzimi le të dimë nga Zoti e kemi për detyrë që të angazhohemi maksimalisht për fëmijët tanë dhe me brezin e ri."

Edhe në qytetin e Durrësit, qindra besimtarë Brenda dhe Jashtë Xhamisë kryen ritualin e faljes së Bajramit.

Nga Shkodra, Durrësi deri në Vlorë festohet Fiter Bajrami: Ta

Klerikët myslimanë përcollën mesazhe për rritjen e ndjeshmërisë dhe dhembshurisë mes njerëzve.

"Në qoftë se ne nuk jemi të ndershëm në këtë botë në plot kuptimin e fjalës të ndershëm, All-llahu nuk është më i madhi për ne në veprimet tona dhe fjalët tona sepse ne i kemi kundërshtuar porositë e tij."

Në Elbasan, myftiu Agim Duka tha para besimtarëve se lutjet e kësaj dite shkojnë për të gjithë të prekurit nga pandemia.

"Padyshim lutjet tona sot do të jenë për gjithë ata njerëz që u sprovuan në këtë kohë të pandemisë, ku dikush u largua nga kjo botë dhe ne kërkojmë tek All-llahu të shërojë të sëmurët tanë dhe të kthehen sa më afër gjirit të familjes."

Në Korçë, thirrja e Fiter Bajramit shkoi për dashuri dhe paqe në familje.

"Lus Zotin që në këtë Bajram të na ketë gjetur shëndoshë e mirë dhe lus Zotin që të na gjejë ky Bajram akoma edhe më mirë me familjet tona dhe ishalla gëzuar edhe për shumë vjet Fiter Bajramin."

Edhe në Lushnjë, Vlorë, Fier e Berat qindra besimtarë kremtuan që në mëngjes një nga dy festat më të mëdha të Islamit në Botë.

Nga Shkodra, Durrësi deri në Vlorë festohet Fiter Bajrami: Ta

Nga Shkodra, Durrësi deri në Vlorë festohet Fiter Bajrami: Ta

Nga Shkodra, Durrësi deri në Vlorë festohet Fiter Bajrami: Ta