Kultivonin bimë narkotike brenda ullishtës, arrestohen 2 persona në Poliçan
Dy shtetas kanë rënë në prangat e policisë së Poliçanit, pasi akuzohen për tentativë të kultivimit të bimëve narkotike.
Në bazë të informacioneve në vijim të kontrollit të territorit, me qëllim evidentimin dhe goditjen e rasteve të tentativës për kultivim të bimëve narkotike, uniformat blu kanë evidentuar në fshatin Zgërbonjë, Poliçan, një rast të kultivimit të fidanëve të dyshuar cannabis sativa në kubikë.
Sipas njoftimit të policisë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve F. I., 65 vjeç, banues në fshatin Zgërbonjë, Poliçan dhe R. I., 33 vjeç, pasi në minierën në brendësi të ullishtës në pronësi të tyre, u gjetën të kultivuar në kubikë fidanë të dyshuar cannabis sativa.
Materialet i kaluan Prokurorisë Berat, për veprime të mëtejshme.
