Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Bledar Birçaj, si shpëtoi shoku i tij pasagjer
Dalin detaje të reja nga ngjarja e ditës së djeshme ku mbeti i vrarë 38 vjeçari Bledar Birçaj.
Në momentin e vrasjes Bledari ka qenë i shoqëruar me një shokun e tij, i cili është punonjës policie dhe kishte lidhje miqësie me Birçaj, tek zona e njohur si "Bishti i Kalldrëmit" për të shkuar në qytet.
Dy persona të veshur me të zeza siç ndiqet dhe nga pamjet kanë filluar të godasin në drejtim të automjetit tip BMW plot 30 herë.
7 gëzhoja e kanë kapur viktimën në gjoks, trup e kokë duke e lënë pajetë.
Mësohet se viktimës i është gjendur armë zjarri me vete, ç'ka tregon se i ruhej një atentati të mundshëm.
Personi pasagjer në momentin e sulmit i ka pikasur, është ulur poshtë sediljes së makinës duke i shpëtuar plumbave.
Një plumb i vetëm drejtuar nga ana e pasagjerit çka tregon se targeti ishte Birçaj.
Autorët ishin dy, por mendohet të jenë ndihmuar nga të tjerë që i kanë sinjalizuar se Birçaj po vjen.
Në policinë e Vlorës janë pyetur rreth 20 persona për dinamikën e ngjarjes, të afërm, shokë, familjarë, dëshmitarë okular, pronar biznesesh.
Mes tyre i pyetur dhe punonjësi i policisë që ishte në atë moment me viktimën i cili në dëshminë e tij shprehet i terrorizuar nga sulmi por s'ka mundur të njohë autorët pasi ishin të maskuar, për më tepër s'ka dijeni për motivet e ngjarjes përse ka ndodhur.
Deri më tani s'ka autorë të arrestuar.
Nga dëshmia e personave në vendngjarje policia është në ndjekje të autorëve, por pa mundur t'i kapë.
Mendohet të jenë larguar në drejtim të fshatrave të lumit të Vlorës ose në periferi të qytetit.
Siç raportohet nga gazetari i Ora News, Edi Ruçi deri tani nuk ka automjet të djegur të raportuar.
Në lidhje me ngjarjen dhe humbjen e gjurmëve dyshohet se autorët kanë përdorur një tjetër taktikë, duke e fshehur automjetin në garazhd apo banesë së zonës për të humbur çdo gjurmë dhe jo duke i vënë flakën.
Arma e sulmit është kallashnikov i modelit mod 56 kalibri 7.62.
Kanë qenë dëshmitarët e pyetur në vendngjarje të cilët kanë treguar për një automjet të llojit BENZ ngjyrë gri, por pamundur që policia t'i kapë autorët të cilët janë larguar.
Mendohet se kanë ardhur nga "Drejtimi i Kuzumbabës" për t'i zënë pritë.
Janë sekuestruar pamjet e sigurisë dhe pritet itinerari i plotë i autorëve.
