Gjoni: Basha nuk arriti dot që të bindte elektoratin gri dhe ata që ishin të mllefosur me PS-në

I ftuar në PolitikOn nga Alfred Lela në RTV Ora, deputeti Ralf Gjoni u shpreh se Basha nuk arriti dot që të bindte elektoratin gri dhe ata që ishin të mllefosur me pushtetin.

Gjoni: Shpresa e popullit opozitar ishte te PD-ja dhe kjo parti duhet të mobilizonte votat e elektoratit gri dhe atyre të mllefosur. Unë njoh njerëz që kanë votuar PS-së, por ditët e fundit deri në zgjedhje kanë qenë në dyshim për të votuar për PD-në, por ditën e fundit kanë ndërruar mendje sepse Basha nuk bindte dot.

Fitorja e Bashës ishte që mori ato që kishte humbur në vitin 2017. LSI nuk është se parti ndonjë humbje të madhe, sepse po në ato numra ka qenë pak a shumë qysh në vitin 2009.