Vranësira dhe kthjellime, ja qytetet ku do të ketë reshje nesër
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Maj 2021, 22:36
Territori shqiptar do të vijojë të mbetet me mot kryesisht të qëndrueshëm edhe nesër.
Sipas MeteoAlb,zonat bregdetare do të mbeten me kthjellime, ndërsa pjesa tjetër e vendit do të jenë me kthjellime dhe vranësira të pakta, të cilat do të sjellin reshje të izoluara në zonat lindore.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 10°C deri në 31°C.
Era do fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 40-45 km/h nga drejtimi jugor duke krijuar dallgëzim 3-4 ballë.

