Raporti për drogën, Bardhi akuza Ballës: Shqipëria në udhëkryq nga krimi i organizuar, beteja për zgjedhjet ia vlen

Sekretari i përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi ka reaguar, ka reaguar pas raportit të që publikoi Rrjeti “Nisma Globale Kundër Krimit të Organizuar Ndërkombëtar” mbi flukset e emigrantëve, drogës dhe parave të pista në Ballkanin Perëndimor.

Ndër të tjera në raport shkruhej  se “Elbasani është një qendër kyçe e shkëmbimeve lindje-perëndim të opiumit dhe heroinës, pasi gjendet në rrugën kryesore midis bregdetit shqiptar, Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut”.

Sakaq në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Bardhi, për këtë ia ka lënë fajin Deputetit të dalë në zgjedhjet e 25 Prillit Taulant Balla dhe Kryeministrit Edi Rama, teksa thotë se beteja për zgjidhjet ja vlen.

 “Me Taulant Ballën me vota të blera nga krimi i organizuar dhe me Edi Ramën në krye, për fat të keq Elbasani dhe Shqipëria ngelen në udhëkryq. Elbasani, cilësohet si qendër kyçe e shkëmbimeve lindje-perendim të opiumit dhe heroinës, sipas raportit të Nismës Globale Kundër Krimit të Organizuar Ndërkombëtar.

Beteja për zgjedhjet dhe demokracinë ia vlen. Lufta ndaj krimit dhe politikanëve të lidhur me krimin ia vlen. Beteja bëhet për qytetarët dhe për vendin” shprehet ai.

Rrjeti “Nisma Globale Kundër Krimit të Organizuar Ndërkombëtar" publikoi sot një raport mbi flukset e emigrantëve, drogës dhe parave të pista në Ballkanin Perëndimor.

Raporti tregon për një veprimtari të shtuar të grupeve kriminale në rajon me trafikimin e azilkërkuesve dhe drogave, si dhe me pastrimin e parave përmes ndërtimit dhe lojërave të fatit.