Tonet e ashpra të Ramës e Metës/ Mile: Pati ndikim në zgjedhje, çdo gjë u shkatërrua tre ditët e fundit
Politologu Klementin Mile, ka komentuar tonet e ashpra të Presidentit Ilir Meta dhe Kryeministrit Edi Rama, kundër njëri- tjetrit.
I ftuar në edicionin e lajmeve të Ora News, me gazetaren Matilda Mcini, shprehet se qëndrimet e tyre mund të kenë ndikuar në procesin e zgjedhjeve.
“Ishte një shpërfillje për interesin publik. Ashpërësimi i toneve, nuk shërben aspak për qartësimin e alterneative apo ofertave. Me ashpërsimin e toneve kanë humbur pikë. Do thoja që Presidenti Meta me qëndrimet e ashpra i ka treguar popullit në mënyrë iluzive se kishte një kundër pushtet më vend, dhe kjo është një iluzion që mund të ketë efekt edhe te zgjedhjet.”
Më tej, Mile theksoi se Kryedemokrati Lulzim Basha, pati një performancë të shkëlqyer, duke shtuar se e gjitha u shkatërrua në tre ditët e fundit.
“Gjatë një muaji Basha bëri një performancë të shkëlqyer, por prapë përfundoi keq sepse në tre ditët e fundit u shkatërrua çdo gjë, me viktimën në Elbasan, tonet e ashpra të Ilir Metës, deklarata e Xhelal Mziut, u bë një lëmsh saqë u trëmbën të gjithë votuesit e pavendosur. Në këtë mënyrë vërtetohet fabula që ngriti zoti Rama se pas Lulzim Bashës, fshihen të tjerët. “

