Nurellari: Nuk ka ndëshkueshmëri për krimet zgjedhore, rezultati duhet njohur për stabilitetin e vendit
I ftuar në PolitikOn në RTV Ora nga Alfred Lela, Adri Nurellari politolog u shpreh se nuk kemi pasur deri më tani ndëshkime lidhur me krimet zgjedhore edhe pse ato janë denoncuar haptazi në media dhe rrjetet sociale.
Nurellari: Ne kemi pasur pandëshkueshmëri lidhur me krimet zgjedhore. Së paku nga ndryshimet në Kod duhet të kishim parë ndëshkime. Ne i kemi parë gjëra të tilla në media dhe rrjetet sociale duke demaskuar haptazi procesi. Unë për njohjen e zgjedhjeve, duke qenë se kemi nevojë për siguri juridike, do të duhej që të pranohej futja në Kuvend.
Nëse opozita vë në pah dhe nxjerr se manipulimi i votës ka qenë i atyre përmasave sa ka penguar kahun e rrotacionit politik, atëherë duhet të kërkoheshin zgjedhje të parakohshme. Por unë nuk dua ta shoh vendit me një kuvend jo funksional. Për mua duhet të pranohen me rezerva këto zgjedhje.

