Nuk po gjente maskën anti-COVID, Biden e zë "paniku": Jam në telashe!

Një video, ku paraqitet momenti  që ka përjetuar presidenti amerikan, Joe Biden teksa nuk po gjente maskën e tij, po bën xhiron e rrjetit.

Video e publikuar nga Daily Mail, gjatë fjalimit të tij në Georgia për 100 ditët e tij të para në detyrë, Biden në momentin që do të largohej nga podiumi, konstatoi se nuk kishte maskën ani-COVID.

Teksa po e kërkonte, Biden mori mikrofonin dhe tha “Po kërkoj maskën time. Jam në telashe”, duke vonuar kështu largimin e tij.

Në ndihmë i erdhi dhe bashkëshortja e tij, por që maskën nuk e gjeti dot.

Më pas një nga ndihmësit i ka sjell një maskë të re, të cilën presidenti e vendosi e më pas u largua nga podiumi ku po mbante fjalimin.