Shpërthen makina bombë në Afganistan, humbin jetën 27 persona, plagosen 60 të tjerë
27 persona kanë mbetuur të vdekur nga shpërthimi i një makine bombë në provincën Logar të Afganistanit. Sipas mediave të huaja, shpërthimi ndodhi pranë një hoteli në kryeqytetin e provincës, Pul-e Alam.
Sakaq, kreu i këshillit provincial, Hasibullah Stanekzai, tha si pasojë e shpërthimit të makinës bombëu plgaosën 60 persona.
Një zyrtar i Ministrisë së Shëndetësisë tha se rreth 40 njerëz u dërguan në spital, disa prej tyre në gjendje kritike.
Motivi për shënjestrimin e rezidencës civile mbetet i paqartë, ndërkohë që policia po merret me hetimin e ngjarjes.
Dhuna në Afganistan ka qenë në rritje javëve të fundit.
Dy javë më parë, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, dhe NATO-ja kanë njoftuar se do t’i tërheqin trupat e tyre nga Afganistani deri më 11 shtator, për t’u dhënë fund dy dekadave të pranisë së huaj ushtarake në këtë vend.
Horoskopi 1 Maj, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju
30 Prill, 21:48



