"Mos gënje, të kapa mat", Ester Bylyku vë në siklet Elvisin, i zbulon 2 të dashurat live në emision

I ftuari i parë në emisionin "Glamour Zone" ka qenë djali i njohur i ekranit shqiptar, Elvis Lushi, që ndryshe njihet thjesht si Loco.

Në intervistën përballë moderatores Ester Bylyku, ai rrëfeu shumë detaje nga jeta e tij private, madje edhe që ishte në një njohje, deri në momentin që Ester i zbulon se ai del me 2 vajza njëkohësisht.

Ester Bylyku: Për momentin je në një lidhje?

Elvis Lushi: Në lidhje jo, por në njohje.

Ester Bylyku: Me një brune me flokë të gjata?

Elvis Lushi: Jo është bjonde (qesh).

Ester Bylyku: Mos gënje, të kam parë vetë , ishe nga Liqeni te Garda, me një brune me flokë të gjata, kishe veshur një kostum bojëqielli. Kush është ajo? (qesh)

Elvis Lushi: E thamë që jam në një njohje. Prite pjesën që thashë është bjonde se më hape punë me atë të tjetrën (qesh).