"Sikur ta dija..." , Selena Gomes flet hapur për depresionin dhe problemet me shëndetin mendor
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Prill 2021, 09:22
Këngëtarja Selena Gomes u shpreh lirshëm ditën e enjten mbi përvojën dhe përballjen me ankthin dhe depresionin . Ajo ka nisur një fushat për të ndihmuar vajzat e reja te cilat përballen çdo ditë me ankthin.
"Nëse do të kisha mësuar më shumë në shkollë mbi shëndetin tim mendor , përjetimi im do të ishte shumë më ndryshe."
Për këtë 28 vjeçarja po fillon një nisëm mbi shëndetin mendor së bashku me kompaninë ' Rare Beauty' . Qëllimi i kësaj nisme është të shtojë edukimin në shkollë, mbi shëndetin mendor.
Shpresoj që kjo do të jetë një ndihmesë për të tjerët të cilën unë nuk e kisha, tha ajo.