Princ William dhe Kate Middleton festojnë 10 vjetorin e martesës dhe ndajnë me ne fotot e ëmbla
Vitet e para të martesës së tyre, William dhe Kate vijuan të përfaqësonin Mbretëreshën në udhëtime jashtë vendit. Gjatë një turneu në Shtator 2012 për të shënuar Jubileun e saj të Diamantit, ata vizituan Singaporin, Malajzinë, Ishujt Solomon dhe Tuvalun.
Pas tre vitesh, në korrik 2013, në familjen e tyre erdhi Princi George. I cili do t’i shoqëronte më pas në udhëtimet e tyre. Turneu tre-javor i William dhe Kate në Australi dhe Zelandën e Re në pranverën e vitit 2014 ishte udhëtimi i tyre i parë zyrtar jashtë shtetit me djalin e tyre.
Princesha Charlotte u mirëprit në familje vitin e ardhshëm. Duka dhe dukesha e treguan atë para anëtarëve të tjerë të familjes, duke përfshirë Mbretëreshën, në një pagëzim në korrik 2015 në Sandringham Estate. Ndërsa në Prill 2018 lindi Princi Louis.
William dhe Kate vazhdimisht kanë qenë të fokusuar në përpjekjet e tyre në ngjarje bamirësie, veçanërisht në ato që kanë të bëjnë me shëndetin mendor. Ky ka qenë edhe një nga angazhimet e tyre gjatë vitit të vështirë të përballjes me pandeminë. Në këtë përvjetor, mediat britanike kanë ndarë edhe disa nga fotot më pikante të çiftit mbretëror.

