Histori frymëzuese/ U braktis nga prindërit se ishte albine, njihuni me modelen që po thyen rekorde në “Vogue”

Kur Xueli Abbing ishte foshnje,  prindërit e saj e lanë jashtë një jetimoreje. Në Kinë albinizmi shihet nga disa si mallkim.

Karakteristika e veçantë e kësaj modeleje është se ajo ka një gjen të rrallë gjenetik që  shkakton mungesën e pigmentit gjë që e bën lëkurën dhe flokët të duken shumë të zbehtë dhe gjithashtu e bën atë jashtëzakonisht të ndjeshme ndaj rrezeve të diellit.

16-vjeçarja është shfaqur në kopertinën Vogue dhe në mjaft revista prestigjioze. Kjo është historia e saj siç është treguar për revistën Vogue.

"Stafi në jetimore më vuri emrin Xue Li. Xue do të thotë borë dhe Li do të thotë e bukur. Unë u birësova kur isha tre vjeçe dhe shkova të jetoja me nënën dhe motrën time në Hollandë. Nëna ime thotë se nuk mund të mendonte një emër më të përsosur dhe ajo mendoi se ishte e rëndësishme të mos harroja rrënjët e mia kineze.

Në kohën kur unë linda në Kinë, qeveria zbatoi një ligj për familjet që kishin më shumë se një fëmijë. Prindërit konsideroheshin të pafat nëse kishin një fëmijë me albinizëm.

Disa fëmijë, si unë, u braktisën, të tjerët ishin mbyllur ose nëse shkonin në shkollë ia lyenin flokët me bojë të zezë.

Por në disa vende në Afrikë, atyre mund t'u priten gjymtyrët ose të vriten. Mjekët magjistarë përdorin kockat e tyre për të bërë ilaçe pasi njerëzit besojnë se këto mund të shërojnë sëmundje por sigurisht që kjo nuk është e vërtetë, këto besime janë mite. Jam me fat që u braktisa.

Prindërit e mi biologjikë nuk lanë asnjë informacion në lidhje me mua, kështu që unë nuk e di se kur është ditëlindja ime. Por rreth një vit më parë, unë bëra një radiografi të dorës për të marrë një ide më të saktë të moshës dhe mjekëtmendojnë se jam 15 vjeç.

Unë fillova modelingun rastësisht kur isha 11. Nëna ime njihej me një stilist i cili ishte me origjinë nga Hong Kong.

Ajo ka një djalë me buzë të çarë dhe vendosi që të projektonte rroba me zbukurime, në mënyrë që njerëzit të mos shikonin gjithmonë në gojën e tij.

Ajo e quajti fushatën "papërsosmëri të përsosura" dhe më pyeti nëse doja të bashkohesha me shfaqjen e saj të modës në Hong Kong. Kjo ishte një përvojë e mahnitshme.