Si të kombinojmë pantallonat e shkurtra. Katër këshilla nga blogerja e njohur
Mund të jetë ende herët për të veshur pantallona të shkurtra por nëse dini se si t'i kombinoni, atëhere edhe ju do të dukeni si blogeret e Instagramit.
Influencuesja e njohur Julie Sarinana na tregon katër mënyra se si t'i veshim pantallonat e shkurtra, për tu dukur sa më elegante.
1-Pantallona të shkurtara , pulovër dhe sandale
Julie Sarinana kombinon pantallonat e shkurtra me pulovër të së njëjtës ngjyrë dhe kompleton veshjen me sandale dhe aksesorë. Rrobat që vishen set janë në trend për këtë sezon.

2-Pantallona të shkurtra, këmishë me masë të madhe dhe atlete
Do t'ju duhen një palë pantallona të shkurtra , një këmishë e rehatshme dhe atletet tuaja të preferuara, për tu dukur sa më bukur dhe komode në punët tuaja të përditshme.

3-Pantallona të shkurtra me lule, bluzë sportive dhe atlete
Në këtë veshje, influencuesja e bukur pozon me pantallona të shkurtra me lule, që janë motive pranverore dhe e kompleton veshjen me një bluzë sportive, çantë dhe atlete. Nëse keni ftohtë, shtoni sipër një xhaketë xhinse

4-Pantallona të shkurtra xhinse, këmishë dhe atlete
Nëse do të dukesh akoma më trendi vendos mbui shpatulla një triko dhe jeni gati për të "pushtuar botën".

Kurti dhe Palmer diskutojnë për dialogun
27 Prill, 13:27

