Në Vlorë numërohen 363 nga 445 kuti, PS kryeson ndjeshëm

Vijon numërimi i votave në Qarkun e Vlorës ku deri tani janë numëruar 363 kuti votimi nga 445 që janë në total dhe PS vijon të kryesojë me vota në total për këtë qark dhe po i afrohet dyfishit që ka marrë PD.

Sipas të dhënave të fundit, janë 46778 vota për PS ose 57.82% ndërsa PD ka marrë 25657 vota ose 31.71% në rang Qarku. Për LSI janë 5.98% e votave në total ose 4835 vota që kanë shkuar në kuti për këtë forcë politike.

PS 46778    57.82%.

PD 25657    31.71 %

LSI 4835      5.98%