Mbyllet numërimi në Roskovec, fitojnë socialistët, PS e LSI humbasin vota nga 2017, PD pëson rritje

Përfundon procesi i numërimit të votave të 25 prillit në Bashkinë e Roskovecit.

Votues në total në këtë bashki janë 25485 dhe kane votuar 11917 votues. 

Rezultatet në raport me partitë janë si më poshtë.

PS 6276 vota

PD 4944 vota

LSI 510 vota

Krahasuar me vitin 2017, është shënuar një rënie e votuesve, pasi në këtë vit kanë votuar 113197 votues.

Në raport me rezultatin e partive, PS ka pësuar ulje me 1537 vota, PD është rritur me 1391 vota dhe LSI ka rënë me 390 vota.