Persona të paidentifikuar dhunojnë kryebashkiakun e Rrogozhinës jashtë KZAZ-së

Dhunohet kreu i Bashkisë së Rrogozhinës, Edison Memolla.

Ngjarja ka ndodhur jashtë KZAZ numër 43, ku Memolla është dhunuar nga persona ende të paidentifikuar.

Shkaqet e ngjarjes mbeten të paqarta.

Me herët u kërkua që një kuti votimi në Rrogozhinë  të shpallet e pavlefshme.

Shkak është bërë mosvendosja mirë e vulave.

KQZ ka dërguar inspektorin por megjithatë vendimmarrja i takon KZAZ.