PS fiton Bashkinë e Peqinit. Ka rritje të votave për PD, bie LSI

Është mbyllur votimi në Bashkinë e Peqinit ku fituese është shpallur Partia Socialiste me 4768 vota, një rritje e konsiderueshme krahasuar me zgjedhjet e 2017 kur atëherë mori fitoren me 3580 vota. Ndërkohë rritje ka edhe PD si forcë e dytë teksa arriti të marrë 3828 vota nga kutitë e numëruara ndërsa 4 vite më parë mori 3127 vota.

Ndërkohë LSI ka marrë në këto zgjedhje vetëm 178 vota në Bashkinë e Peqinit, një rënie e madhe krahasuar me 636 vota në 2017.

Zgjedhjet e 2021

PS:4768

PD:3828

LSI: 178

Zgjedhjet e 2017

PS 3.580

PD 3.127

LSI 636