Numërohen 150 nga 249 kuti në Lezhë, udhëheq bindshëm PD

Partia Demokratike udhëheq bindshëm në Qarkun Lezhë kur janë numëruar më shumë se gjysma e kutive të votimit. Nga 249 QV në total, janë numëruar deri tani 150 prej tyre me PD që kryeson me 45.37%, PS 40.94%, LSI 9.19% ose e përkthyer në vota, PD 19052, PS 17192 vota dhe LSI 3861 vota.

Ndërkohë që Mirdita mbylli numërimin dhe fitorja shkoi për Partinë Demokratike, ku në 49/49 QV mori 47.12% të votave ose 5898 ndërsa PS 38.97% të votave ose 4878. Për LSI, 9.15% e votave ose 5898 vota.

Në Kurbin janë numëruar 29 nga 74 kuti dhe PD kryson gjithashtu me 49.92% ose 5281 vota, PS e dyta me 35.44% ose 3749 vota dhe LSI 10.29% ose 1089 vota.

Në Lezhë po bëhet një garë e fortë dhe në 74 kuti nga 126 që janë në total për t`u numëruar kryeson PS me 44.85% ose 8795 vota, PD e dyta me 42.11% dhe 8257 ndërsa LSI 8.59% ose 1685 vota.