Berat, ndalon numërimi në KZAZ-në nr. 66, debat mes numëruesve dhe vëzhguesve të PS-së

Në KZAZ-në nr. 66 në qarkun e Beratit ka pasur një moment tensioni gjatë numërimit të votave.

Vëzhgues të PS-së pretendojnë se numëruesit mbulojnë shenjën e vendosur në fletën e votimit në momentin qe ajo del në monitor.

Kjo ka qenë arsyeja që mes tyre të nisë një debat dhe të ndalë për pak procesi i numërimit.

Ndërkohë në sallë dëgjohen debate mes të pranishme si dhe dikush përmend që të ndalohet numërimi.