Doshi dha dorëheqjen, Celibashi: Akoma herët, do ta shohim, ja kur del rezultati final

Publikohet rezultati përfundimtar në njësinë numër 10 në Tiranë. Për herë të parë në Shipëri në këtë njësi votimi është bërë në mënyrë elektronike.

Kryetari i KQZ, Ilirian Celibashi tha se ky sistem të lejon ta shpallë rezultatin 203 orë pas përfundimit të procesit të votimit, por meqë ishte hera e parë që aplikohet u vendos që rezultati të shpallej në orën 08:00 të mëngjesit të sotëm.

Celibashi: "Kjo është një nga avantazhet e përdorimit të teknologjisë në procesin zgjdhor. Ky rezultat mund të ishte shpallur dhe më herët, të paktën 2 ose 3 orë pas mbylljes së procesit së votimit. Por meqë ishte hera e parë që ne e përdornim këtë sistem ramë rakord që ta shpallnim sot në orën 08:00.

Sistemi i votimit elektorik është 100% i sigurtë në kuptim të ruajtjes së integritetit dhe të fshehtësisë së votimit.

Për mënyrën sesi komisionet zgjedhore janë të përbëra partitë politike kanë një ndikim shumë të madh në veprimtarinë e tyre. Nga raportimet që ka KQZ në pikëpamje të procesit zgjedhor, ka pasur disa përmirësime sinjikative. Kemi pasur jo një  përmbushje të mirë të përgjegjësive sa i përket raportimit nël idhje me pjesëmarrjen, pro pajisja që kemi përdorur e ofron mundësinë për të pasur më shpejt se herët e tjera rezultatin për pjesëmarrjen. "

Përsa i përket dorëheqjes nga gara të Tom Doshit, Celibashi nuk dhadetaje se si do të veprohet.

"Akoma nuk e kemi vlerësuar kërkesën, natyrshëm që në përputhje me të gjitha parashikimet e kodit.

Besoj që rezultati mund të dalë brenda 48 orëve, por në fakt ka disa [probleme të raportuara në disa KZAZ dhe mëritojnë të kenë vëmendjen e partive politike. Partitë politike duhet të kenë marrë masa nëse anëtarët e grupuit të numërit lodhen, të kenë grupet e tjera të numërimit.  Historië me komisionerë të lodhur apo të sëmurë duhet të marrin fund dhe ajo parti që i bën këto është diskredituese për partinë," tha Celibashi.