Numërohen 1297 nga 5199 kuti, PS 50.%, PD-AN 38.33%, LSI 7.09% dhe PSD 1.92%

Deri në orën 07:41 sipas raportimit të KQZ-që janë numëruar 1297 kuti nga 5199 në total në rang vendi.

Partia kryesuese deri më tani shfaqet PS me 178 764 vota ose 50. %.

PD-AN ka marrë 137043 vota ose 38.33 %.

LSI në rang vendi ka marrë 25340 vota ose 7.09 %.

PSD e Tom Doshit, i cili është tërhequr tashmë nga gara për deputet ka arritur të marrë 6871 ose 1.92 %.

Numërimi në orët e para të mëngjesit ka nisur të ngadalësohet edhe nga lodhja e numëruesve, por pritet që të përshpejtohet gjatë ditës.