Përfundon numërimi i votave në  KZAZ 92, në Konispol, kryeson PS. PD 201 vota më shumë se në 2017

Ka përfunduar numërimi i votave KZAZ 92 në Konispol.

Gjithsej kanë qenë 16 kuti votimi ne total, ndërkohë rezultatet janë si më poshtë:

2234 vota PS

1352 vota PD

236 vota LSI.

Në krahasim me 2017 PS ka marrë 135 vota më pak. Ndërkohë PD këtë vit në krahasim me 4 vite më parë ka marrë 201 vota më shumë. Sakaq LSI ka marrë 259 vota më pak

Zgjedhjet 2017: 

PD: 1.151

PS: 2.369

LSI: 495