Shkak lodhja, ndërpritet numërimi në Lezhë dhe Kuçovë, Devoll e Dibër

Ndërpritet numërimi në KZAZ 13 Lezhë. Burime për Ora News, kanë kërkuar që të shtyjnë procesin e numërimi  në orën 12:00 pasi ndihen të lodhur.

Ndërkohë në Kuçovë nga 65 kuti janë numëruar 17 prej tyre. Mësohet se aktualisht është ndërprerë procesi për të nisur në drekë. Mësohet se numërimi do të fillojë në orën 2:30 .

Numërimi në orën e para të mëngjesit ka nisur të ngadalësohet edhe nga lodhja e numëruesve, por pritet që të përshpejtohet gjatë ditës.

Po ashtu në KZAZ 72 Devoll ka ndalur numërimin për të pushuar punonjësit dhe pritet të nisë në orën 11:00. 

Gjithashtu procesi i numërimit është ndërprerë edhe në Dibër në KZAZ numër 19.

Deri tani në këto momëente janë numëruar 30 nga 101 ku PS ka marrë 3912 , PD 4414 dhe LSI 756