Tiranë/ PS mori Njësinë 10 por humb vota në krahasim me 2017, PD shënoi rritje 30%

Publikohet rezultati përfundimtar në njësinë numër 10 në Tiranë. Për herë të parë në Shipëri në këtë njësi votimi është bërë në mënyrë elektronike.

Kryekomisoneri Ilirjan Celibashi “live” ka dhënë rezultatin në njësinë numër 10. Fituese në këtë njësi është Partia Socialiste me më shumë se 6000 vota, e ndjekur nga PD me 4550.

Rezultati 

PS 6007 vota

PD 4550

LSI 628

PSD 208

Boiken Abazi 179

 

PS  ka pësuar rënie në krahasim me vitin 2017 duke marrë 200 vota më pak. 

Ndërkohë PD ka njohur rritje me 30 përqind, duke shënuar 1200 vota më shumë se në vitin 2017.

Zgjedhjet e vitit 2017

PS: 6263 vota

PD: 3267 vota

LSI: 1344 vota