Po vjen ora 19:00, apeli i Bashës e Kryemadhit: Dilni votoni! Bëhuni pjesë e ndryshimit
Kur ka mbetur vetëm një orë nga mbyllja e qendrave të votimit, kryetari i PD-së Lulzim Basha dhe kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi dolën në deklaratë për median për ti bërë thirrje qytetarëve që të votojnë.
Në një prononcim për median nga selia e PD-së Basha e quajti ditë të mrekullueshme, ditën e sotme
“Nëse nuk keni votuar akoma merreni këtë mundësi, votoni për të ardhmen e Shqipërisë. Nëse keni votuar ju faleminderit trokisni në një detyrë qënuk ka votuar, kërkoni të bëjë edhe ajo një deytyrë për të ardhmen e fëmijëve”
Ndërsa Kryemadhi i bëri thirrje të votojnë për ndryshimin: Bëhuni pjesë e ndryshimit votoni! Sot më shumë se kurrë vota juaj ka vlerë, ndan përfundimisht Shqipërinë nga tranzicioni dhe i jep drejtimin Shqipërisë drejt Europës”
