Exit Poll në RTV Ora, persona të paautorizuar përpiqen ta ndalojnë anketuesen
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Prill 2021, 12:26
Një grup personash të paautorizuar dhe pa asnjë mjet identifikimi nuk lejojnë vajzën që të marrë qytetarë, pasi votojnë të bëjnë një votim të fshtehtë në kutinë e Exit Poll që RTV Ora ka vendosur pranë qendrës së votimit.
Një në tre qytetarë siç bëhet përzgjedhja nga vajza, personat e paautorizuar nuk e lejojnë të bëjnë Exit Poll-in e fshehtë të ngritur nga RTV Ora dhe Noto Sondaggi, pavarësisht se personat në terren janë të pajisur me lejë.
Numri i votuesve në këtë qendër ka qenë i lartë, sidomos në orët e para të mëngjesit.