Së bashku me bashkëshorten, Fatos Nano voton në Mullet: Pjesëmarrje u ulët, erdha ta nxis unë!
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Prill 2021, 12:24
Ish-kryemnistri i vendit Fatos Nano ka votuar në Mullet bashkë me gruan e tij, Xhoanën.
Ndërkohë pasi ka votuar, ai ka dhënë edhe një deklaratë për mediat, ku dhe nuk ka kursyer batutat.
Ai ka thënë se kur të dalë rezultati një pjesë do gëzohen e të tjerë do mërziten.
“Kjo është pyetje që mund të bëhej deri mbrëmë. Sot është ditë si gjithë të tjerat. Mos të jetë më e gjatë. Duhet të presim sepse më në fund një pjesë do gëzohen dhe një pjesë do mërziten. Jam i sigurt se ata që do gëzohen do gëzohen për të gjithë. Ata që mërziten të mërziten për vete dhe mos t’u zgjas shumë. Pjesëmarrja ishte e ulët ndaj erdha ta nxisë,”

