KQZ: Deri në orën 12:00 kanë votuar 20.81% e qytetarëve, pjesëmarrja më e madhe në Tiranë, ndjekur nga Elbasani
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Prill 2021, 12:09
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bën me dije se deri në orën 12:00 kanë votuar 20.81% e qytetarëve në rang vendi.
Pjesëmarrja është raportuar në 2241 Qendra Votimi nga 5199 që janë në total.
Kanë votuar deri në orën 12:00 321021 qytetarë nga 1542573 që janë në listën e QV.
Qarku i Tiranës regjistron pjesëmarrjen më të madhe të votuesve me 23.22 %, i ndjekur nga Elbasani me 22.72%.
Dibra renditet e treta me 22.23%, Lezha 21.40%, Fieri 20.69%, Berati 20.54%, Kukësi 19.94% dhe Durrësi me 19.77%.
KQZ thekson se përqindja e pjesëmarrjes është për ato QV që kanë raportuar.