Ju flet Moska- Ndikimi huaj në rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit

Ndikimi huaj në rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit, ishte tema e kësaj të premteje  në "Ju flet Moska" nga Kastriot Myftaraj në RTV Ora.

Myftaraj: Fuqitë e mëdha, vendet e mëdha, ndërhynë në zonat e tyre të ndikimit, veçanërisht në vendet e vogla, në politikën e tyre përcaktojnë se kush është në pushtet, sipas interesit të tyre. Ka dy mënyra ndërhyrje. Kemi vendet e mëdha, Rusia Kina, vendet diktatoriale. Kur ndërhynë Rusia ndërhyn për të vendosur regjime dikatatoriale. Sot Rusia ka mbështetur regjime diktatoriale, si në Ukrainë, Bjellorusi. Kina në Korenë e Veriut, dhe në këto vende bëhen zgjedhje të rreme, ku fiton diktatori dhe partia e tij.

Fuqitë e mëdha demokratike si SHBA, kanë dy mënyra për mbështetjen e ndikimit politik. Njëra është se mbështesin demokracinë drejtëpërdrejtë. Ndërsa një mënyrë tjetër është se mbështesin demokracinë e rreme, ku një person rri gjatë në pushtet. Shqipëria është një vend që ka ndikim politik. SHBA dhe BE ka një ndikim të madh në vendin tonë dhe në tërësi ëhstë në interes të vendit tonë.

Por këtu ka ndërhyrje edhe të burokracisë dhe këto bëjnë që të deformohet politika amerikane në Shqipëri dhe të kemi zhvillime si ato që kanë ndodhur ditët e fundit. Përplasja e armatosur në Elbasan, dhe dihet qëndrimi që patën ndërkombëtarët. Ajo që ndodhi në Elbasan nuk ndodh në NATO as BE, por nuk ndodh as ajo që tha Xhelal Mziu, që i bëri thirrje popullit që të mbrojë votën me armë. Po kjo nuk ndodh në një shtet normal sepse në botën demokratike, aty ku ka shtet ligjor shteti ka marrë monopolin e dhunës politike.

Kjo do të thotë që këto gjërat e tmerrshme nuk duhet të ndodhin por Ambasadorët duhet ta kishin nisur duke thënë se gjërat e tmerrshme që pamë, nuk duhet të ndodhin në një shtet normal, në një shtet normal ku autoritetet lënë që një automjet të lëviz pa targa në qytet. Policia pse nuk e ndaloi automjetin po presin që ta ndalojë PD. Dhe drejtori i policisë nuk i përgjigjet dot pyetjes më të thjesht se kush qëlloi i pari. Në një shtet normal nuk ndodhin këto gjëra.

Në kushte normale, nuk mund të thuhet një deklaratë si ajo që bëri Xhelal Mziu sepse votën e mbrojnë autoritetet. Si tha Yuri Kim në një deklaratë: " Autoritetet janë përgatitur për të mbrojtur votën". Cilët autoritete? Autoritetet që lanë që të lëvizte automjeti dy javë në Elbasan. Autoritetet që janë ulur mbi dosjet e Dibrës, atyre u besohet mbrojtja e votës?

Si tha Ambasadorja për atë faljen që kërkoi Mziu, se Basha i nxit njerëzit veprime të forta dhe më pas i nxit që të kërkojë falje.

"Është mirë të shohësh ndjesë të qartë nga Dibra. Dhuna e shkaktuar në Elbasan nuk duhet përsëritet."

Si tha Edi Rama, falja e Mziut nuk vlen asnjë qindarkë. Po mirë dakord, por edhe fjala e Yuri Kim që autoritetet janë përgatitur për mbrojtjen e votës nuk kushton asnjë cent. Zgjedhjet janë të rreme. Është dhënë licencë për dikaturë. Ta shikojmë se si do përfundojë kjo punë.