Përgjaket fushata elektorale në Elbasan, vritet socialisti Pjerin Xhuvani, 4 plagosen


Elbasani është tronditur sot nga një vrasje e ndodhur në mes të ditës dhe në sy të policisë.

Eksponenti i PS-së Pjerin Xhuvani mbeti i vrarë me armë zjarri pas një përplasje fizike me eksponentë të Partisë Demokratike që ka ndodhur në lagjen “5 Maj” në Elbasan.

Nga të shtënat me armë mbetën të plagosur 4 persona mes tyre dhëndri i Xhuvanit, dhe një efektive e policisë të repartit “Shqiponja”, Xhensila Sota.

Vrasja ndodhi rreth orës 14: 00 minuta (21 prill) ndërsa 30 minuta më pas është vetëdorëzuar në polici i dyshuari si autor i krimit, Arbër Papleka. I riu ish efektiv I RENEA-s ishte angazhuar me strukturat e Partisë Demokratike në këtë qytet.

Të plagosurit janë
Emiljan Prenga 39 vjeç
Pavlo Vuksani 50 vjeç
Eltjon Bodinaku 32 vjeç
Xhensila Sota 27 vjeçe ( punonjëse e policisë).

LIVE

Ora 18:30 Dy prej të plagosurve vijnë në Tiranë, shtrohen tek Trauma

Ora 18:01 Berberi telefonoi policine, Qëlloi Xhuvanin drejt e në kokë, Policia qëlloi në ajër e drejt autorit

Një orë para se të ndodhte masakra e Elbasanit, ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani ose “Pipi”, një berber në lagjen “5 Maji” të këtij qyteti, ka raportuar në polici për prezencën e personave të armatosur në këtë lagje.

Berberi ka telefonuar sallën operative, duke treguar se kishte parë persona të armatsour dhe mund të kishte ngjarje kriminale. Pikërisht këta persona të armatosur kanë qënë eksponentë të Partisë Demokratike që veprojnë në qytetin e Elbasanit.

Si pasojë e konfliktit verbal ka ndërhyrë dhëndri i Pjerin Xhuvanit, 32-vjeçari Eltjon Bodinaku. Për shkak të zhurmave, nga shtëpia e tij që ndodhet në vendgjarje, ka zbritur Pjerin Xhuvani, i cili ka dashur të ndihmojë dhëndrin e tij. Por ish-efektivi i RENEA-s, është pozicionuar në sulm, duke qëlluar të parin në kokë Pjerin Xhuvanin dhe më pas edhe pse ky ka qënë i shtrirë, e ka qëlluar dhe dy herë të tjera.

Më tejm Arbër Paplekaj ka qëlluar me një plumb në qafë dhe një plumb në bark, drejt dhëndrit të Xhuvanit, 32-vjeçarit Eltjon Bodinaku, duke e plagosur rëndë këtë të fundit.

Ora 16: 30 Policia deklaron se kane mbetur te plagosur 4 persona.

Të plagosurit janë
Emiljan Prenga 39 vjeç
Pavlo Vuksani 50 vjeç
Eltjon Bodinaku 32 vjeç
Xhensila Sota 27 vjeçe ( punonjëse e policisë).

Ka mbetur i vrare Pjerin Xhuvani

Njoftimi i policise: Më datë 21.04.2021, rreth orës 14:00, në lagjen “5 Maji”, Elbasan, gjatë një konflikti është vrarë me armë zjarri shtetasi P. XH., si dhe janë plagosur shtetasit E. P., P. V. dhe E. B.

Gjithashtu, në përpjekje për të parandaluar krimin është plagosur edhe punonjësja e Policisë e forcës së posacme “Shqiponjat”, XH. S.

Menjëherë në ndihmë të patrullës kanë shkuar shërbime të tjera të Drejtorisë Vendore dhe të Komisariatit të Policisë Elbasan, si dhe janë ngritur pika kontrolli në të gjtiha akset rrugore në hyrje dhe dalje të qytetit të Elbasanit.

Gjithashtu, menjëherë është ngritur një grup i posaçëm hetimor i përbërë nga specialistë të hetimit të krimeve kundër personit në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, të Drejtorisë sē Krimeve Kundēr Personit e Pasurisë në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan po vijon intensivisht puna për fiksimin dhe administrimin e çdo prove materiale që do t’i shërbejë zbardhjes dhe dokumentimit të ngjarjes.

Ndërkohë janë shoqëruar në Drejtoritë Vendore të Policisë Elbasan dhe Tiranë, disa persona të dyshuar se kanë dijeni apo lidhje me ngjarjen, si dhe është bërë e mundur vënia në pranga e autorit të vrasjes, shtetasi A. P., ish punonjës police.

Vijon puna për kapjen dhe arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në ngjarje.


Ora 16: 10 Sipas dëshmisë së parë të autorit të arrestuar, Arbër Paplekajt, indicia ka qenë se kishin marrë informacione për blerje vote.

Ora 16:00 Dhëndri i Xhuvanit është transportuar drejt Tiranës pasi është plagosur rëndë, ndërsa efektivja është e plagosur në këmbë

Ora 15: 36 Vrasja e Pjerin Xhuvanit, policia mbyll bizneset, momenti kur shoqërohen dy persona

Ora 15: 30 Vetedorezohet autori, një ish efektiv i RENEA-s

Ora News mëson se autori i vrasjes së Pjerin Xhuvanit është një ish polic i RENEA-s, i identifikuar si Arbër Paplekaj nga Tropoja I cili është vetëdorëzuar.

Vrasja e Pjerin Xhuvanit ndodhi sot rreth orës 14: 20 minuta në lagjen 5 Maj në Elbasan. Paplekaj kishte dy vite që ishte larguar nga policia. Ishte i angazhuar me Gazmend Bardhin gjatë fushatë elektorale. Eshte vetëdorëzuar dhe po jep deklaratat. Eshte shoqëruar edhe Gazmend Bardhi, informon gazetari i Ora News, Edison Vatnikaj.

Ora 15: 18 Vrasja e Pjerin Xhuvanit, pasi kreu krimin autori vodhi makinën një qytetari dhe u largua

Mësohet se autori i krimit është identifikuar por policia nuk jep detaj epor sqarojnë se autori është larguar me një makinë të një qytetari tjetër të cilin e ka vjedhur dhe e ka detyruar të zbresë nga makina dhe është larguar në drejtim të paditur.

Ora 15:03 Ora News zbardh dinamikën e krimit në Elbasan

Pjerin Xhuvani ka qenë së bashku me disa anëtarë të grup seksioneve të PS-së që po zhvillonin një takim elektoral, kur dy makina I janë afruar pranë këtij takimi dhe kanë nisur të debatojnë dhe të përplasen fizikisht me njëri tjetrin.

Xhuvani dhe dhëndri i tij kanë njoftuar sallën operative dhe menjëherë kanë shkuar efektivë të policisë dhe nëndrejtori I policisë. Edhe pse kanë pasur prani të policisë, njëri prej personave ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar.  Goditja në drejtim të Pjerin Xhuvanit ka qenë në sy të policisë. Nga të shtënat ka mbetur i plagosur dhe efektivja e policisë, Xhensila Sota.

Ora 15:00 Zbulohet EMRI/ Kjo është efektivja e “Shqiponjave” që u plagos në Elbasan

14:57 Gazment Bardhi: Eksponent i krimit të organizuar, shtabi i vetëm elektoral i Taulant Ballës

Ora 14:56  Dyshohet se personi i plagosur është një efektive, pjesë e forcave të posaçme “Shqiponja”. Drejtuesit e policisë, Ardi Veliu, Tonin Vocaj janë nisur drejt RENEA. Gjithashtu drejt RENEA janë nisur drejt Elbasanit.

Ora 14: 50  Ngjarja ka ndodhur në rrugicën mes dy pallateve. Policia ka bërë rrethimin e zonës. Gazetarja e Ora News, Edisona Skenderi informon se ka qenë dëshmitare e një shkëmbimi zjarri. Një person është shoqëruar.

Ora 14: 49 Gazetari i Ora News, Elton Qyno, informon se nga shkëmbimi i zjarrit ka mbetur i plagosur edhe një efektiv polici.

 

Ora 14: 42 Forca të shumta policie janë nisur nga Tirana drejt Elbasanit, ndërsa e gjithë zona është rrethuar nga policia.


Gazetari i Ora News, Edison Vatnikaj raporton se ka pasur përplasje mes militantëve.

Perplasja me 14 mars

Emri i Xhuvanit u lakua edhe gjatë përplasjes në Elbasan Ditën e Verës, ku mbështetës të PS dhunuan mbështetësit e Partisë Demokratike.

Partia Demokratike e akuzoi Pjerin Xhuvanin si organizator të një grupi kriminal që dhunoi qytetarët.

Gjithçka ndodhi në qendër të qytetit, si pasojë e përplasjes së axhendave të kreut të PD-së Lulzim Basha dhe kryeministrit Rama që për herë të parë në festën e Ditës së Verës u gjendën në të njëjtin vend dhe kohë.

Përplasja nisi fillimisht me thirrje dhe sharje kundër Ramës dhe Bashës nga militantët e dy partive dhe më pas përfundoi në konfrontim fizik me grushte e shkelma.

Madje Basha asokohe akuzoi se mbështetësit e Ramës që dhunuan qytetarët ishin eksponentë të krimit të organizuar dhe se atë ditë ishin edhe të armatosur.Xhuvani ka qenë dhe ish kryetar i LSI-së.

 
 
 
 

 

Personat e përfshirë në konfliktin në Elbasan Ditën e Verës