"Do ngrihen nga varri Rilindasit", Rama: Shqipërinë s'ka forcë që hudh në prehrin e Saliut, Ilirit dhe kukullës së tyre

Kryeministri dhe kreu i socialistëve, Edi Rama, duke folur në takimin përmbyllës elektoral në Elbasan u bëri thirrje qytetarëve të këtij qarku që të mos votojnë për kundërshtarët e tij politikë, të cilëve ju referua si fosilet e historisë.

Sipas Ramës, shqiptarët nuk duhet në asnjë mënyrë të humbasin trenin e historisë për tu kthyer mbrapa.

Rama: PD nuk e meriton që Elbasani t'ja hedhë sytë pa llogaritur partinë tjetër të profesor doktoreshë infermiere Monika Kryemadhit, se ajo është hataja më e madhe. Në qytetin e Kostandin Kristoforidhit të votosh Monika Kryemadhin do të thotë të ngresh nga varri të gjithë rilindasit e Elbasanit, do të thotë të ofendosh historinë e këtij qyteti dhe të kësaj zone. E imagjino dot Aqif Pashë Elbasanin tu vinte te shtrati dhe ti thoshit a votohet Ilir Meta, një President që e bija i thotë babi mos pi, hajde në shtëpi.

Ne duhet ta ndihmojmë Ilir Metën të kthehet në shtëpi. Nuk duhet në asnjë mënyrë të humbasim trenin e historisë për tu kthyer mbrapa për të vënë në diskutim që mund të votohet për fosilet e historisë.Janë të njëjtët karvane si në '90 por makinat janë shumë të shtrenjta, me xhama të zi. Por ne kemi patronazhistë, patronazhistët e dinë kush janë në ato makina.Në ato makina janë ata drejtues policie që nxirrnin në pritë oficerët e policisë.

Elbasani i njeh mirë, i ka provuar në kurriz. Në ato makina janë taksidarët dhe këtë e kam për të gjithë dyqanxhinjtë e Elbasanit, ata me PD. Shqipërinë nuk ka më forcë që e hudh dot në prehrin e Saliut dhe Ilir Metës dhe kukullës së tyre, Lulzim Bashës.Rrota e historisë nuk kthehet më mbrapa, PS ka marrë përsipër misionin të shkruajë historinë. Dua ta mbyll me një porosi për të gjithë. Kemi një skuadër fantastike por ne të gjithë, unë i pari jemi 12. Bëni shumë kujdes të gjithë patronazhistët me gjithë ata që ju kërkojnë që ta mësojnë si votohet, ato që i kemi sipër te fleta do ti hudhim zgupthi.Asnjë fletë të pavlefshme, 12.

25 prillin Rama e konsideroi një moment historik, teksa tregoi edhe ndryshimin e PS me kundërshtarët.

Rama: Nuk jemi parti që bëjmë xhiro gomash, nuk jemi parti që vijmë në Elbasan fusim 12 ballokume dhe nxjerrim 6. Nuk jemi parti si ajo që i vunë një njollë një feste. Jemi në një moment historik për të vendosur se çfarë duam të bëjmë kur të jemi të mëdhenj.Sot jemi këtu për të shkuar pas pak ditësh në një provë të madhe të karakterit tonë. Njeriut matet sa i zoti është të vazhdojë të qëndrojë dhe të ngjitet në ditët e vështira.

Ditët dhe vitet që kemi përpara janë shumë më të mira se ato që po lëmë pas. Shtëpia jonë e përbashkët Shqipëria ka nevojë për më shumë punë. Dua tu them dy llafe atyre të Kalasë. Elbasani sot ka mundësinë të zgjedhë një skuadër që është krijuar për Elbasanin dhe për të qenë me Elbasanin. Këtu nuk ka njerëz që i kemi sjellë nga Tirana për të marrë vota. Qershinë mbi tortë nga Kalaja kemi marrë Evis Kushin.

Në takimin e mbajtur në stadiumin e "Elbasan Arena", Rama iu përgjigj dhe akuzave se patronazhistët po vjedhin të dhënat personale të qytetarëve, duke treguar numrin e kartës së tij të identitetit.

Rama: E ndjej veten në atmosferën e një ndeshjeve të kuqezinjve, pjesë e një skuadre kombëtare që në 25 prill nuk do të shkojë te kutia e votimit, për një palë, por për çdo shqiptare. G40704039G. Kujt i duhet ky numër, ç'i dihet? Se e dëgjuat Liken, më kanë marrë numrin, o Like po ne të dimë shumë gjëra ty, prandaj mos u shqetësoni fare, ID e cila është trashëguar nga një kohë tjetër, sot nuk është ende ID që duhet të jetë sepse do të ishte problem nëse ID jonë nuk do ishte thjesht një dokument identifikimi, por do kishte brenda të dhënë të tjera konfidenciale sic kanë ID e tjera në shumë vende, kjo është si me të marrë targën e makinës.