Meta shpërndan mesazhin sensibilizues të gazetarëve: Mos e shit dinjitetin, mbro demokracinë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Prill 2021, 17:56
Presidenti i Republikës Ilir Meta ka shpërndarë në Facebook-un e tij mesazhin sensiblizues të gazetarëve, të cilët pak ditë para procesit të zgjedhjeve parlamentare, apelojnë për pjesëmarrje dhe mosshitjen e votës.
Lexo edhe: Gazetarët thirrje qytetarëve e partive: Të shmangen incidentet dhe shit-blerja e votës
Ilir Meta: Më 25 Prill, Ti vendos për të ardhmen tënde, të familjes dhe të Atdheut tonë të dashur! Mos e shit dinjitetin! Mbro me Votë Jetën, Lirinë dhe të Drejtat e Tua! Mbro Demokracinë!
Ju lutem shpërndajeni kudo këtë mesazh sensibilizues dhe shumë frymëzues të gazetarëve të terrenit drejtuar çdo qytetari të Republikës!