Ora News solli videon ekskluzive/ Ky është polici që parandaloi vrasjen në bulevardin “Migjeni”

Taulant Mekollari është personi me bluzë të kuqe që u arrestua dje nga policia. Video ekskluzive e siguruar nga Ora News tregon veprimet arbitrare të Mekollarit dhe ndërhyrjen e befasishme të  efektivit të policisë.

Në video duket që Mekollari, 37 vjeç sulmon me grushta shtetasin me inicialet G.M dhe më pas me makinë tenton ta godasë me mjet.

Pas ndërhyrjes se policit civil Shkëlzen Tafa gjithçka është neutralizuar dhe detyroi Taulant Mekollarin të zbresi nga makina dhe me pas ta arrestojë.

Videoja u  bë virale në facebook e Ora News të cilët përgëzuan veprimin e policit.

Videoja e cila për pak minuta u bë virale u sigurua nga gazetari i Ora News, Elton Qyno.

Arrestimi i 39 vjeçarit

Aksioni

Në pamjet filmike të siguruara nga “Ora News”, efektivi i policisë ka parë të gjithë situatën, përplasjen fizike dhe më pas përplasjen e dy automjeteve, ku personi me bluzë të kuqe në mënyrë të vazhdueshme ka dashur ta godasë me makinën personin tjetër.

Pikërisht ky është momenti kur punonjësi i policisë i veshur civil, ka nxjerrë armën e shërbimit dhe ka ndërhyrë menjëherë me qëllim neutralizimin dhe arrestimin e tij.

Punonjësi i policisë ka kërkuar që ta ulë në tokë, por personi me bluzë të kuqe nuk i është bindur, derisa në vendngjarje kanë shkuar punonjës të tjerë të policisë, të cilët kanë arritur t’i vendosin prangat.