Gjykata e Posaçme detyron Lapsi.al të dorëzojë databazën me të dhënat e 910 mijë qytetarëve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Prill 2021, 09:59
Gjykata e Posaçme detyron portalin Lapsi.al të dorëzojë databazën me të dhënat personale të 910 mijë qytetarëve të Tiranës.
Të premten që lamë pas, drejtuesit e portalit Armand Shkullaku dhe Andi Bushati refuzuan që të dorëzojnë materialin me të dhënat e qytetarëve, pjesë nga i cili edhe i kanë bërë publike.
Ndërkohë që SPAK ka nisur hetimet çdo ditë publikohen fakte që dëshmojnë se si qytetarët shqiptarë janë ndjekur, spiunuar dhe gjurmuar për identifikimin e prirjeve te tyre politike.
Nëse shikon disa nga komentet që patronazhistët kanë bërë për qytetarët të cilët i kanë në mbikëqyrje situata bëhet akoma e rëndë, kjo jo vetëm për shkak të gabimeve drejtshkrimore, por edhe për mënyrën si shprehen.