Digjen automjetet e biznesmenit në Elbasan, kamerat filmuan dy persona duke i lyer me benzinë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Prill 2021, 07:40
Dy automjete janë djegur gjatë natës në lagjen “Emin Matraxhiu” në Elbasan.
Automjetet të tipit “Land Rover” dhe Volskwagen” në pronësi të biznesmenit Kujtim Kasneci ishin të parkuara poshtë banesës së tij, ndërsa paraprakisht dyshohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm.
Kjo pasi nga pamjet e kamerave të sigurisë së shtëpisë së pronarit të automjeteve që u dogjën janë parë dy persona me kapele që i hedhin benzinë automjeteve të cilat më pas janë djegur.
Policia ka nisur hetimet për ngjarjen.