Meta: Rama e Basha të dalin në debat në TV, kryeministri të zgjedhë studion, të marrë edhe patronazhistët nëse do

Presidenti Ilir Meta u shpreh se në këto zgjedhje kemi garë, por nuk kemi debate, nuk kemi përplasje e ballafaqime që të kuptohet se ku janë dallimet në shumë fusha e programe.

Po ashtu, Meta tha se ai ka kërkuar përballje televizive te programeve mes dy kandidatëve për kryeministër, Ramës dhe Bashës.

Meta: I ftoj të dy kandidatët për kryeministër që të dalin dhe t'i përballin me qetësi programet e tyre. Do të ftoja drejtuesit e qarqeve sipas forcave politike që edhe ata të bëjnë të njëjtën gjë në televizione. Kemi garë, por nuk kemi debate, nuk kemi përplasje e ballafaqime që të kuptohet se ku janë dallimet në shumë fusha e programe. Unë shpresoj që të gjithë të reflektojnë.

Unë kam kërkuar përballje jo si kandidat për kryeministër dhe jam akuzuar se kërkoj përballje si tillë nga kryeministri dhe kandidati i Vlorës. Unë i kam thënë kryeministrit, zgjidh studion dhe televizionin, si dhe merr njerëz me vete se unë nuk kam nevojë se vij vetë. Merr edhe patronazhistët me vete. Se na kanë venë të gjithë patronazhistë dhe shohin me kë takohemi, unë do të jap prova, por u kërkoj patronazhistëve të japin dorëheqjen.