Zyrtare, Vllaznia merr “ok” për pjesëmarrjen në Europë
Të mirat nuk kanë fund për Vllazninë, që pasi kaloi një periudhë të vështirë në kampionat dhe në aspektin financiar, tanimë e ka rrugën e hapur për të luajtur në Europë.
Klubi shkodran mori zyrtarisht vendimin nga FSHF ku I bëhet e ditur se është liçencuar për të luajtur në Kupat e Europës, objektiv që është shumë pranë për ekipin pas kualifikimit në finalen e Kupës së Shqipërisë.
Për më tepër edhe nga kampionati Vllaznia i ka të gjitha mundësitë që të renditet mes ekipeve që kualifikohen ndërsa tani është dhënë edhe “ok” i fundit, më i rëndësishmi nga Federata Shqiptare e Futbollit ku përmes Komisionit të Licensimit të Klubeve se Vllaznia ka plotësuar të gjitha kriteret për të marrë pjesë në Kupat e Europës për sezonin 2021-2022.
E gjitha kjo u arrit falë marrëveshjes që u bë mes Bashkisë së Shkodrës, sponsorit Xhaferri dhe Federatës së Futbollit ku borxhi i akumuluar do të shlyhet me këste ndërsa pjesa më e madhe e borxhit në formë sigurimesh u shlye nga sponsori.
