Zgjedhjet parlamentare, rezultatin e votimit elektronik do ta mësoni me 26 prill
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Prill 2021, 18:44
Rezultati zgjedhor i votimit elektronik, i cili do të pilotohet vetëm në njësinë 10 në kryeqytet, do të shpallet nga KQZ të nesërmen e ditës së votimit.
Vendimi i mor pasditen e sotme nga Komisioni Rregullator me pesë vota pro të anëtarëve.
Rezultati do të shpallet në orën 8 të mëngjesit të 26 prillit.
"Propozimi i zotit Çela është që rezultati do të shpallet të nesërmen e ditës së votimit në orën 8:00 të mëngjesit. Gjatë natës monitorohet me kamera" u shpreh kryetarja e Komisionit.
Zgjedhjet e përgjithshme parlamentare do të mbahen me 25 prill.