Pas Kupës, vjen edhe titulli kampion për Partizanin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Prill 2021, 19:30
Partizani nuk ka rivalë në volejboll për femra për këtë sezon dhe pas Kupës së Shqipërisë u shpall edhe ekipi kampion.
Të kuqtë regjistrojnë titullin e 4 në historinë e këtij klubi teksa dominuan sërish ashtu si në Kupë, rivalet e Tiranës ndaj të cilave triumfuan 3-0 në serine e ndeshjeve dhe e sotmja që i dha titullin përfundoi 3-0 me sete ((25-11, 25-17, 25-20).
Vajzat e Partizanit duhet thënë që kanë bërë një sezon fantastik dhe këto vitet e fundit duke hequr atë të 2020 ku nuk pati fitues, kanë dominuar me tre tituj radhazi.
Në “Asllan Rusi”, pa praninë e tifozëve për shkak të masave anti-covid, skuadra e drejtuar nga Andi Lundra ngriti sërish trofeun e madh me fitoren bindëse dhe të pastër 3-0 me sete.