“Janë gati të kurorëzojnë martesën e 6”/ Murrizi thumba për Ramën dhe Bashën

Kreu i Partisë Lëvizja Demokratike Shqiptare( PLDSH) Myslim Murrizi, ka thënë se gjatë 30 viteve të fundit, partitë politike që kanë qenë në pozitë dhe opozitë kanë qeverisur së bashku.

I ftuar në edicion e lajmeve të Ora News, Murrizi ka thënë se ata gjatë fushatës shajnë njëri-tjetrin, ndërkohë më pas qeverisin për vite të tëra së bashku, duke lënë të nënkputohet se fjala është për kryedemokratin Lulzim Basha dhe kryeministrin Edi Rama.  

Myslim Murrizi: Është një fushatë e këndshme sepse terreni është mikëpritës. Më vjen habi në denlta e tyre që kush paguan më shumë merr më shumë. Nuk mashtroj dhe nuk jam nga ata që ndërroj qarqet. Shof një terren dashamirës kudo që shkoj. Këta kanë qeverisur së bashku që 30 vite. Ku ka shqiptarë që nuk e ka lexuar se këta zihen 10 ditë e më pas qeverisin së bashku për 4 vite ose 8 vite.

Ai ka thënë se pretendon të marrë mandate në qarkun e Tiranës, Fierit, Lezhës, dhe Korçës, sakaq shton se në partinë e tij janë të gjithë kandidatë të rinj, që sipas tij nuk kanë lidhje me krimin dhe korrupsionin.

Pyetje: Cilat janë objektivat tua?

Myslim Murrizi: Kam dy objektiva. E para të nxisë dhe të rebelojë shqiptarët që të kuptojnë se nga kush qeverisen.

Luaj për mandate në qarkun Fier, Tiranë, Lezhë dhe Korçë, nuk kam asnjë kandidat të hetuar, kam 91%  kandidat të rinjë, djem dhe vajza. I kam qëndruar kauzës time, nuk kam famëkeq, nuk kam gjobist, mashtrues si ato të 30 viteve të fundit.

Pyetje Jeni në opozitë me Bashën apo me Ramën?

Myslim Murrizi: Nuk jam lloj i individ që ça nuk thonë për njëri tjetrin e më pas do të qeverisin bashkë.

Pyetje: Pse duhet një qytetar të votoj një parti të vetme?

Myslim Murrizi: Ka shumë peshë, marrim shembullin e Malit të Zi, që një deputet rrëzoi një qeveri.

Shqipëria duhet të ec përpara edhe nëse nuk I japim pushtet absolut një individi. Këta e kërkojnë pushtetin për të futur duart në xhepat e shqiptarëve. Shqiptarët votojnë partitë e reja jo ato që i kanë mashtruar. Pse duhet të durojnë shqiptarët për vite të tëra një parti politike.  Në pushtet duhet të vish me votë. Për çfarë duhet të rri në pushtet 8 vjet një tufë hajdutësh. Marrin në xhepa para të pista. Votat i konsidorojnë pronë. 

Pyetje: A jeni të hapur për aleancë dhe nëse po me kë?

Myslim Murrizi: Uroj që shqiptarët të votojnë atë që e meriton. Ata janë gati të kurorozojnë martesën e 6. Nuk është qëllimi i Murrizit për të marrë me patjetër pushtetin.