Basha citon DASH: Jotransparenca, konkurrenca e padrejtë dhe korrupsioni, problemet kryesore të Shqipërisë

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka sjellë në vëmendje të hënën, perceptimin e Departamentit Amerikan të Shtetit për Shqipërinë dhe qeverisjen e saj.

“Sipas Departamentit Amerikan të Shtetit, DASH thekson se mungesa e transparencës, konkurenca e padrejtë dhe korrupsioni në çdo hallkë të Shoqërisë, janë problemet kryesore të Shqipërisë”, shkruan Basha në Instagram, teksa kujton se kanë mbetur edhe 12 ditë nga zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit.

“Në vitin 2013 Rama u zotua se konkurenca dhe transparenca do të vendoseshin në themel të qeverisjes së tij. A e mbajti këtë zotim? Përgjigja: Jo. Sipas Departamentit Amerikan të Shtetit, DASH thekson se mungesa e transparencës, konkurenca e padrejtë dhe korrupsioni në çdo hallkë të Shoqërisë, janë problemet kryesore të Shqipërisë" dhe premton për pas fitores në zgjedhje: 

"Vendosje e konkurencës së ndershme dhe interesit publik në themel të qeverisjes sonë; garantim i transparencës institucionale me qëllim rritjen e shkallës së disponibilitetit e të dhënave për qytetarët, sipas modelit qeverisës “Open data”.”