Maliqi bëhet nostalgjik: 'Lufta' është e përbashket, fitorja është e shqiptarëve!

Deputeti dhe kandidati i LSI për qarkun e Beratit, Lefter Maliqi, përmes një video-postimi në rrjetet sociale tregon një pjesë të rrugëtimit të tij politik që nis si kryetar i komunës së Otllakut.

Maliqi shton se, kjo karrierë ka nisur përkrah njeriut që nuk dorëzohet kurrë kur bëhet fjalë për Shqipërinë, ish kryeministrit Sali Berisha.

Sipas tij, që shpeshherë duket i sigurtë në fitoren e 25 Prillit, lufta është e përbashkët ndërsa fitorja e shqiptarëve.

"Karrierë e gjatë që nis e vazhdon edhe sot, krah njeriut që nuk dorëzohet asnjëherë kur bëhet fjalë për Shqipërinë... 'Lufta' është e përbashkët, fitorja është e shqiptarëve!", shkruan Maliqi mbi videon e postuar në Facebook e ku tregohet një pjesë e karrierës së tij politike, si kryekomunar e më pas si deputet i Kuvendit të Shqipërisë.