Zjarr në garazhdin e pallatit në Tiranë, policia evakuon banorët

Një zjarr ka përfshirë mëngjesin e sotëm garazhdin e një pallati.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në rrugën Fadil Deliu, pranë zonës së Freskut.

Policia mbërriti në vendngjarje dhe po punon për evakuimin e banorëve dhe neutralizimin e zjarrit

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 07:30, në rrugën "Fadil Deliu" ka rënë zjarr në garazhdin e një pallati.

Sherbimet e zjarrëfikses dhe sherbimet e Policisë po bëjnë të mundur evakuimin e banorëve si dhe neutralizimin e zjarrit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.