Rama në Vlorë: PD me LSI përfundon nga lopë në lepur, ia bën cicat copë
Kryeministri Rama nuk i ndali sulmet ndaj LSI në Vlorë, në përpjekje për të përçarë koalicionin opozitar.
Rama: E kanë parë ato se çfarë i bën Partia Demokratike, i mjel dhe ia bën 'cicat e lopës' copë dhe përfundon PD nga lopë në lepur të lodhur.
Si një nga zonat më problematike për çështjen e pronësisë, Rama u tha vlonjatëve se PD do të shfuqizojë ligjin për pronat pasi duan të rikthejnë katrahurën.
Rama: Asnjëri nuk banon në Vlorë, asnjëri s'ka lidhje me Vlorën dhe kanë një emërues të përbashkët të tyre që është 'amaneti i pronave të grabitura në kohën e Saliut'. Ata kanë ardhur këtu si përfaqësues të atij klani të grabitjes së pronave në këtë bregdet për të sjellë këtu fantazmat që çoi në peshë Orikumin. Ky është rezultati i votës për ata.Është për të sjellë ata që ndodhi bënë çorap pronat. Gjëja e parë që do bëjmë thonë ata është që do të shfuqizojmë ligjin për pronat, atë që zgjidh më në fund çështjen e pronave, që më në fund na e njohu edhe Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut. Ata duan ta shfuqizojnë pasi duan të rikthejnë katrahurën me pronat.