VIDEO/ "Antitank, automatikë, snajper...." arsenali i madh i zbuluar në magazinën e Sokol Xhurës

Kontrolli i banesës së Sokol Xhurës një nga të arrestuarit e procedimit të nisur ndaj Gjergj Cukalit, ka zbuluar një arsenal armësh që mbaheshin të fshehura në një ambient të izoluar në pronën e tij. Kërkesa për kontroll është bërë nga Prokuroria e Posaçme, e cila ka në hetim grupin kriminal.

SPAK dhe Policia e Tiranës kanë zbuluar një tjetër bazë armatimesh të grupit të vrasjeve të me pagesë. Bazuar në procedimin penal ndaj Gjergj Cukalit dhe vëllezërve Jamaku, ku këta të fundit janë bërë bashkëpunëtorë të drejtësisë, është arritur të lokalizohet një tjetër arsenal armësh.

Sipas SPAK, arsenali është gjetur në banesën e Sokol Xhurës në Tiranë në një ambient të izoluar me mur në banesën e tij.

Vendstrehimi sipas SPAK ishte krijuar brenda ish-ndërmarrjes artistike "Migjeni" në Tiranë, objekt në përdorim e pronësi të familjes Xhura.

Lexo edhe- Momenti i shembjes së murit që zbuloi arsenalin e armëve në banesën e Sokol Xhurës

Vetë Sokol Xhura është i arrestuar në kuadër të operacionit 'Kompleks', i cili vijon të jetë i hapur për të zbardhur ngjarje të tjera kriminale.

Mëngjesin e kësaj të shtune , me kërkesë të SPAK, është kryer një kontroll në rrugën" Xhanfize Keko", në ambientet e Sokol Xhurës.

Policia gjyqësore, pasi ka realizuar rrëzimin e murit, ka zbuluar depon e fshehur, ku janë gjetur arme të llojeve të ndryshme, kalibrave të ndryshëm, municione luftarake, lëndë plasëse të ndryshme, si dhe armë të kalibrave të ndryshëm me dylbi, etj

Arsenali i gjetur
Policia ka gjetur dhe sekuestruar në një ambient të përshtatur, një arsenal armësh luftarake të kalibrave të ndryshëm dhe municion luftarak:
50 automatik,
1 pushkë të precizionit të lartë (Snajper),
1 snajper draganoz,
1 antitank,
19 kundërajrorë, mitroloz (2 të rëndë dhe 1 të lehtë),
Si dhe pajisje ushtrarake,
10 dybli që përdoren për pushkët dhe snajperat,
dhjetëra mijëra fishekë të kalibrave të ndryshëm,
24 predha antitank,
1 arkë me lëndë eksplozive tritol,
100 granata të ndryshme, 6 kilogramë lëndë ekspoloziv C4,
7 armë zjarri pistoletë të modeleve të ndryshme,
53 pushkë model 10 dhe pjesë për riparimin dhe modifikimin e armëve të zjarrit.

Ky operacion u ndërmor në kuadër të operacionit " Kompleks".

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë doli sot në mesditë me një deklaratë ku njoftoi dhe detajet e këtij operacioni.

Zbardhja e tri ngjarjeve kriminale
Më herët, më datë 1 prill 2021, në kuadër të këtij operacioni u zbardhen tri ngjarje kriminale me armë e eksploziv të ndodhura më parë, u vunë në pranga 9 persona dhe u shpallën në kërkim 2 të tjerë, të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. 

Po në kuadër të operacionit të zhvilluar më datë 01.04.2021, Policia zbuloi 18 baza, gjeti dhe sekuestroi arsenal armësh luftarake të llojeve të ndryshme, snajper, antitanke, kallashnikovë, pistoleta, silenciatorë, radio policie e ushtrie, optikë termikë për snajper, pjesë të ndryshme për modifikimin e armëve luftarake e sasi municionesh luftarake, 7 automjete, 2 prej tyre të blinduara.

Hetimet

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, me datë 03.03.2021 ka regjistruar procedimin penal nr.52 per veprat penale te "Vrasjes me paramendim", e kryer për interes, në bashkëpunim në formën e ''Grupit të strukturuar kriminal'', "Shkaterrimi i prones me eksploziv" si dhe "Mbajtjes pa leje dhe prodhimit të armeve, armeve shperthyese dhe municionit", ''Grupit të strukturuar kriminal'' vepra penale te parashikuara nga nenet 78/2, 22, 152, 278, 28/4, 333/a dhe 334/1 te Kodit Penal, në ngarkim të personave nën hetim Gj.Cukali, E. Jamaku dhe E. Jamaku.

Akuza e trafikut te armeve
Pas hetimeve të mëtejshme, janë kryer kontrolle dhe ndaluar dhe arrestuar një numër personash për veprat penale të "Trafikimi i armëve dhe municionit", kryer në bashkëpunim në kuadër të ''Grupit të strukturuar kriminal', ''Prodhimi dhe mbajtjes së armëve, armëve shpërthyese dhe municionit'' dhe ''Kanosja'', etj, të parashikuar nga nenet 278/a, 28/4, 333/a, 334/1, 278 dhe 84 të K.Penal.

https://youtu.be/vy3iCzki4Lw